Talenti i së ardhmes, Çelhaka: Ëndërr titulli kampion me Tiranën, mësohemi që të vegjël me presion

Shumë ndryshime janë parë nga ana e Ahmataj te Tirana, teksa i ka besuar nga minuta e parë shumë lojtarëve të rinjë. Mes tyre gjendej edhe Jurgen Çelhaka, i cili në fitoren me rezultatin 0-3 ndaj Luftëtarit ka qenë një nga më të mirët në fushë.

Në intervistën për “Supersport” në mbyllje të përballjes, Çelhaka ka rrëfyer edhe emcionet. Kështu, ëndërr për këtë lojtar është të fitojë titullin kampion me Tiranën, ndërsa nga ana tjetër thekson edhe faktin se presioni vjen që në moshat më të vogla, prandaj mund ta përbllojë situatën te bardheblutë.

“Ne jemi mësuar që të vegjël me presion te Tirana, prandaj për mua nuk përbën shumë rëndësi. E kam ëndërr që të fitojë titullin kampion me këtë skuadër. Këtu ka shumë konkurrencë, por unë do të mundohem që të jap maksimumin. Nuk besoj se ka lidhje mosha, nëse je i ri apo i vjetër, do të luajnë më të mirët”, ka thënë Çelhaka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online