Talenti i lindur/ Në fushë me “marsh të pestë”, Armando Broja i ka llogaritë me Ajaksin në Holandë

0

Nga Klaudio Ndreca

Vetëm 29 minuta në fushën e lojës! Nuk ka nevojë për ambientim dhe për një ritëm që normalisht duhet të vijë duke u shtuar në mënyrë graduale, për të lënë një shije jo edhe aq të mirë në fillim. Vetëm 19-vjeç dhe Armando Broja po tregon edhe te Viteshe se është një talent i lindur. Pesë minuta u aktivizua në debutimin e kampionatit të “Eredivisie” dhe i’u afrua shumë golit me një aksion personal, duke qenë i papërmbajshëm në krahë kundër RKC Walëijk.

Menjëherë e ka realizuar objektivin në ndeshjen e dytë të “Eredivisie” atje ku u fitua në shifrat 2-0 ndaj Sparta Roterdam. Edhe në këtë përballje sulmuesi shqiptar kishte vetëm 24 minuta aktivizimi, por mjaftueshëm sa për të tundur rrjetën e kundërshtarit. Ndeshja e tretë për Viteshen do të jetë në transfertë ndaj Ajaks në ditën e sotme dhe për herë të parë po mendohet aktivizimi i Armando Brojës si titullar. Pikërisht në momentin më ideal për të shpalosur të gjitha vlerat e tij, ndërsa nga krahu tjetër edhe skuadra është duke vuajtur për gjetjen e golave. Skema e preferuar e trajnerit të Viteshes është ajo me dy sulmues dhe kjo i krijon më tepër mundësi Brojës që ta nis si titullar.

Një tjetër lajm i mirë vjen nga kjo skuadër pasi ndaj Ajaks do të ulet në stol trajneri i saj, Thomas Letsch. Në ndeshjen e fundit ka munguar pasi u infektua me Koronavirus së bashku me 8 pjesëtarë të tjerë të stafit. Fatmirësisht në testin e fundit kanë rezultuar të gjithë negativ dhe janë të gatshëm kundër Ajaks.

Nga ana tjetër, trajneri që ishte i përkohshëm i Viteshes, Sturin, është pyetur nga gazetarët në Holandë nëse mund të aktivizohet Broja. Sigurisht që përgjigja nuk mund të ishte direkte pasi kjo do t’i dorëzonte skemën e lojës kundërshtarit përpara takimit. “Broja mund të luaj. Këto janë disa zgjedhje që i përkasin trajnerin për t’i bërë. Duhet të zgjedh mes Darfalou, Openda, Broja dhe Buitink. Kemi vërtet shumë mundësi tani”, u shpreh Staring. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.