Kristian Shpendi është duke ecur në hapat e vëllait të tij binjak, Stivenit. Kristiani po përjeton një sezon të shkëlqyer me fanellën e Çezenës, tek të cilët është kthyer në njeriun gol. Sulmuesi i Kombëtares U21 arriti që të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 48, duke qenë vendimtar në barazimin 1-1 kundër Torresit. Ky ishte goli i tij i 10 në kampionat.
Tashmë Kristian Shpendi udheheq listën e golashënuesëve më të mirë në Serinë C të Italisë. Çezena kryeson renditjen në grupin B të Serisë C, ndërsa ndjekësi më i afërt është Torresi. Një sezon po kaq pozitiv realizoi edhe Stiveni në edicionin e shkuar, duke siguruar në këtë mënyrë transferimin në Serinë A te Empoli. Me sa duket e ardhmja nuk pritet të jetë ndryshe as për binjakun e tij. Kristian Shpendin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/