Djaloshi 16-vjeçar Niko Lucaj shkon në Itali, te Verona, ku ka kaluar me sukses provën. Pak javë më parë “Sportal.al” raportonte se klubi veronez kërkonte të shihte nga afër dy talentet e Internacionalit të Tiranës U17, Kleis Bozhanajn dhe Niko Lucajn, por më pas iu dërgua ftesë vetëm Lucajt, i cili tashmë ka arritur të bëhet pjesë e klubit veronez.
Verona para pak kohësh zyrtarizoi marrëveshjen edhe me mbrojtësin Marash Kumbulla dhe duket qartë dora e Dritan Dervishit, i cili punon si drejtuesi i ekipit të zbuluesve të talenteve te klubi italian.
Brenda pak ditësh Lucaj do të udhëtojë drejt Italisë, ku do të nisë stërvitjen me Veronën U-17, ndërsa prej janarit do të bëhet pjesë e ekipit për kampionat, derisa të përfundojnë procedurat ligjore, duke qenë vetëm 16 vjeç (do të jetojë me të afërmit e vet në Verona).