Mbrëmje perfekte për Napolin e Hysajt, fiton edhe Olimpiakosi i Hasit

U luajtën sot 5 ndeshje kualifikuese në play-off të Champions League. Ndeshja më interesante luhej në Napoli, me skuadrën e Elseid Hysajt që u ndesh me Nicën, duke fituar 2-0 me golat e shënuar nga Dris Mertens në minutën e 13-të dhe Zhorzhinjo në të 70-tën. Luajti mjaft mirë edhe Elseid Hysaj, ndërsa Nica e mbylli me 9 lojtarë, sepse në minutën e 79-të dolën me karton të kuq Kosielo e Plea.



Olimpiakosi i Besnik Hasit ka fituar 2-1 kundër Rijekës, me një përmbysje të bukur në pjesën e dytë dhe golin e fitores që erdhi në shtesë nga qendërmbrojtësi Romao. 90 minuta dominim nga grekët, por rezultati i jep shpresë Rijekës për kthimin në Kroaci.

Humbje për dy shqiptarët e tjerë që ishin të përfshirë sot. Cikalleshi qëndroi në stol te Bashakshehir, që humbi në Stamboll 2-1 me Seviljen. Titullar ishte22-vjeçari Valon Ahmedi te Maribori, që u mund 2-1 në Izrael.

CHAMPIONS LEAGUE/ PLAY-OFF

Ora 20.45

Napoli – Nicë                             2-0

Golat: Mertens 13’, Zhorzhinjo 70′ pen.

Bashakshehir – Sevilja               1-2

Golat: Elia 64′ / Eskudero 16’, Ben Jeder 84′

Olimpiakos – Rijeka                   2-1

Golat: Oxhixha-Ofoe 66′, Romao 90’+3 / Heber 42′

Seltik – Astana                           5-0

Golat: Postnikov aut. 32’, Sinkler 43′, 60′, Forest 79′, Grifits 88′

H. Beer Sheva – Maribor              2-1

Golat: Nauakeme 12’, Tzedek 45+2′ pen. / Tavares 10’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online