Lajm tragjik për talentin shqiptar të Mançester Sitit, Sinan Bytyqi, i cili detyrohet të lërë futbollin në moshën 21-vjeçare.
Djaloshi i lindur në Kosovë luajti i huazuar në Holandë te Go Ahead Eagles dhe shkëlqeu sezonin e shkuar, duke u përfshirë edhe në formacionin e javës. Trajneri Pep Guardiola kishte orientuar Sitin të mos e largonte mesfushorin, pasi e pëlqente shumë dhe thjesht i duhej eksperiencë.
Megjithatë, tani vjen lajmi i hidhur, kardiomiopati hipertrofike, problem në muskulin e zemrës, që i ndal karrierën premtuese, pasi mund të rrezikohej atak kardiak.
Bytyqit i është ofruar një pozicion si zbulues talentesh te Siti.