Talent dhe klas në këmbë, gjëja më e bukur që i ndodhi Shqipërisë në mbrëmjen e errët kundër Kilit

Shqipëria humbi ndaj Kilit me rezultatin 0-3. Kuqezinjtë kanë zhgënjyër totalisht, si në lojë ashtu edhe në rezultat. Megjithatë nëse dje ka pasur një gjë të bukur, ishte padyshim aktivizimi i Mucollit.

I futur në krahun e Jasir Asanit, Mucolli tregoi se është lojtari ideal për të mbajtur vendin e zëvendësuesit të Jasirit. Me talent të madh dhe klas në këmbë, ishin disa aksione radhazi që treguan qartësisht kapacitetet e këtij futbollisti. /Sport Ekspres/