Lojtarët që dështuan kundër Kilit! Hysaj dhe Mihaj në mbrëmje të errët, Nedim Bajrami humb nga shkëlqimi i dikurshëm

Shqipëria humbi ndaj Kilit në shifrat 0-3. Por cilët ishin lojtarët që zhgënjyen më shumë në këtë përballje? Për ta nisur që nga porta, Thomas Strakosha tregon gjithë pasiguritë e tij dhe faktin se nuk ka luajtur kurrë te Brentfordi.

Pëson gol me çdo goditje në portë dhe ka shumë pasiguri. Hysaj kthehet në ditët e tij të errëta te Kombëtarja, para epokës Silvinjo. Shkodrani bëri një lëmsh të vërtetë në Parma, duke sjellë edhe njëherë irritimin e tifozëve.

Nga ana tjetër, Mihaj dogji me duart e tij mundësinë për të marrë një ftesë në Europian. Në një mbrojtje me shumë konkurrencë, Mihaj gaboi në mundësinë e tij duke ia shtruar rrugën fitores së Kilit. Ky mbrojtës diferencohet shumë nga të tjerët pasi nuk i vë shumë vëmendje detajeve, atje ku kundërshtari dominon mbi të. Dhe padyshim Nedim Bajrami, nuk ishte i njëjti me atë që jemi mësuar të shohim në kualifikueset e Europianit. /Sport Ekspres/