“Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ ndërpret kontratën me mesfushorin Afrim Taku. Afrim Taku nga sot nuk do të jetë më pjesë e KF Skënderbeu. Menaxheri i përgjithshëm, Gerhard Takaj dhe mesfushori kanë arritur marrëveshjen me mirëkuptim për të mos vazhduar mardhënien kontraktuale. Familja bardhekuqe i uron Takut suksese në aventurën e tij të re”. Me këtë njoftim, klubi i Skënderbeut ka ndërprerë kështu marrëdhenien me mesfushorin që u afrua këtë verë, pasi braktisi Tiranën që ra në Kategorinë e Parë. Taku është nisur drejt Amerikës, ku edhe do të pushojë pranë familjes, ndërsa e ardhmja e tij mund të jetë përtej Oqeanit, ku ka ndër mend që të luajë ose me ndonjë skuadër të dorës së dytë në ligën e dytë, ose të bëhet trajner moshash, edhe pse është shumë i ri…
Di gje njeri??? Ku Ne Amerike???
Na duhet trajnere per moshat Ne Connecticut