Takim dhe batuta mes Sinan Idrizit dhe Edi Ramës, kryeministri ngacmon edhe Ribajn: Nxirre nga kriza Flamurtarin

Flamurtari vazhdon të mbajë vendin e fundit në tabelën e renditjes në Superiore, ndërsa objektivi mbijetesë sa vjen e bëhet edhe më i vështirë. Klubi gjendet në një moment shumë të vështirë, që nuk i shkon aspak për shtat historisë dhe emrit që vetë klubi ka.

Ndërkohë administrator i vlonjatëve, Sinan Idrizi, ka pasur një takim me kreun e shtetit të Shqipërisë, Edi Ramës. Sipas asaj që raporton “Supersport” në takim ka qenë i pranishëm edhe futbollisti Andi Ribaj. Gjatë këtij takimi nuk kanë munguar edhe batutat mes tyre, ku madje Edi Rama i ka kërkuar sulmuesit ta nxjerrë Flamurtarin nga kriza në të cilën ndodhet./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online