Jo Ibrahimoviç, jo festa! Marash Kumbulla bëhet hero, shpëton humbjen ndaj Milanit (VIDEO)

Milani nuk ka arritur që të marrë më shumë sesa një pikë nga përballja e sotme në shtëpi ndaj Veronës. Takimi është mbyllur me rezultatin 1-1, ndërsa miqtë luajtën për 20 minuta me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Ambrabat.

Goli i parë do të vinte në minutën e 13 nga Faraoni, por Calhanoglu barazoi në minutën e 27 me një goditje dënimi që pati edhe devijimin e murit mbrojtës. Një gol me fat për kuqezinjtë, ku u mendua se do të vinte edhe përmbysja.

Por nëse nuk luan Ibrahimoviç, te Milani nuk ka festë. Sulmuesi suedez nuk ka qenë gati për këtë takim, për shkak të një shqetësimi fizik. Një paraqitje mbreslënëse ishte ajo e Marash Kumbullës, që falë devijimit të tij, në minutën e 93 i ka mohuar golin e fitores Castillejo-s. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online