Takaj siguron ekipin: Luajmë ne në Champions!

Presidenti Ardjan Takaj garanton lojtarët e Skënderbeut se gjatë verës do të luajnë në kompeticion madhor të klubeve, madje pret që ata të shkëlqejnë

Leonard Trebicka

Dilema e madhe e momentit është se cila skuadër do të luajë në Champions League, Skënderbeu apo Kukësi. Në fakt, për këtë çështje janë të interesuar edhe skuadra të tjera të Superiores, për vetë faktin se do të dënimi i korçarëve liron një vend për në Kupat e Europës. I pari që fërkon duart është Kukësi, që shkon në Champions, nëse mungon Skënderbeu. Kjo dilemë duket se do ti shoqërojë tifozët bardhekuq edhe për disa javë, deri sa të ketë një vendim zyrtar, ndërkohë që më 19 qershor hidhet shorti dhe në atë kohë çdo gjë do të jetë saktësuar. Skënderbeu ka marrë një dënim prej 10 vitesh jashtë kupave të Europës nga UEFA, vendim që është lënë në fuqi edhe nga Apeli, por klubi korçar është i vendosur për ta fituar të drejtën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

TAKAJ – Drejtuesit e klubit edhe dje janë shprehur të bindur se Skënderbeu do të luajë në Champions. Presidenti Ardjan Takaj ka pasur një takim të shkurtër me lojtarët, ku nuk është diskutuar për dy ndeshjet që kanë mbetur në kampionat, as për finalen e Kupës së Shqipërisë me Laçin. Presidenti Takaj u ka dhënë garanci maksimale lojtarëve se në verë do të luajnë në Champions: Ne do të jemi në Champions këtë verë, mos dëgjoni ato çfarë fliten poshtë e lartë, – u është drejtuar presidenti Takaj të tijve. Duket se nuk është një fjali sa për të mbajtur lart moralin e ekipit, që tashmë e ka arritur objektivin. Takaj dhe drejtuesit e tjerë të klubit kanë marrë garanci për të ardhmen.

Në fakt, futbollistët, stafi teknik dhe tifozët janë në ankth për të ditur se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun. Takaj më tej është shprehur: Në UEFA e dinë shumë mirë se për momentin nuk kanë çfarë ti bëjnë Skënderbeut. Jemi ne kampionët e Shqipërisë dhe procedura e dënimit tonë nuk është mbyllur. Në pritje të CAS-it, që përgjigjen do ta japë pas disa muajsh, ne do të vazhdojmë rrugën tonë. Prandaj qëndroni të qetë dhe mblidhni forcat, pasi këtë verë do të shkëlqejmë në eventin më të madh europian.

Këto fjalë i kanë qetësuar futbollistët e Skënderbeut, të cilët dashje pa dashje ndikohen nga ato që dëgjojnë çdo ditë në shtypin e shkruar dhe atë elektronik.

PROCEDURA – Për Skënderbeun asgjë nuk ka përfunduar në lidhje me vendimin e UEFA-s. Klubi korçar e apeloi dënimin dhe pasi mori përgjigje negative, është gati hapin tjetër, që është CAS-i.

Në fund të muajit pritet që klubi t’i drejtohet CAS-it dhe më pas do të fillojnë procedurat, sipas drejtuesve korçarë, zgjasin 4-6 muaj. Ndaj dhe besohet se UEFA e ka të pamundur ta lërë ekipin korçar jashtë Europës. Këtë ka parasysh edhe presidenti Takaj, i cili i ka garantuar lojtarët për pjesëmarrjen në Champions. UEFA me siguri do ti kërkojë CAS-it gjykim të përshpejtuar, po klubi korçar nuk do ta pranojë këtë gjë, pasi gaboi dy vjet më parë dhe u dogj. Një situatë e tillë i bën drejtuesit e Skënderbeut të jenë të qetë, pavarësisht vendimit në fuqi për dënimin 10-vjeçar jashtë kupave të Europës. Pas ndeshjes së 27 majit, bardhekuqtë do të fillojnë pushimet, që sipas drejtuesve të klubit nuk do të zgjasin më shumë se dy javë, sepse Skënderbeu do të grumbullohet për të filluar përgatitjet e Championsit.

One thought on “Takaj siguron ekipin: Luajmë ne në Champions!

  1. Vetem keshtu nuk luhet, ngref/shkref! Lojtaret nuk jane robote, jane prej mishi. Edhe sikur te luajne, ajo qe u arrit vjet, nuk besoj se do perseritet! 🙁

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online