Takaj: Fitojmë në CAS, kemi vetëm planin A!

Rrëfehet “arkitekti” i skuadrës që këtë sezon fitoi titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Nga Europa League te CAS-i, presidenti Takaj i zbraz të gjitha

Leonard Trebicka

Ardjan Takaj dhe Ilir Daja janë dy arkitektët e Skënderbeut të madh. Skuadrës që pas shumë sezonesh ia doli jo vetëm të kualifikohej në fazën e grupeve të Europa League, por të fitonte edhe dy trofetë në vend, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Një arritje shumë e madhe për futbollin shqiptar, që pas 20 vitesh e bënë realitet korçarët e Ardian Takajt dhe Ilir Dajës. Në rezymenë e sezonit, duke folur epr Supersportin, presidenti i korçarëve ka fjalë të mëdha për të gjithë.

“Udhëtimi i Skënderbeut është më i suksesshmi i klubeve shqiptare në histori. Nëse do ta bënte një klub tjetër këtë arritje, do ta reklamonte edhe më tepër se ne. Nuk mund të përballesh me ekipet europiane me një ekip të krijuar për 20 ditë. Duhet të punosh shumë. Shumë e rëndësishme ishte mbajtja e këtij grupi, pasi ishim të bindur që në fillim tek aftësitë e tyre. Faza e katërt e sezonit të mëparshëm ishte e shkëlqyer për ne në Superiore dhe aty patëm besimin për titullin kampion, – u shpreh në fillim presidenti Takaj.

EUROPA LEAGUE – Presidenti i korçarëve rrëfeu prapaskenat e Europa League: “Kishim besim se do të kalonim ndaj Dinamos së Zagrebit dhe vetëm fati mund të bënte që kundërshtari të na eliminonte. Nuk mundej që të na kalonte dy apo tre herë rresht, pasi nuk do të quhej futboll, por një sport tjetër. Nuk e morëm lehtë kampionatin. Paraqitja e Skënderbeut në grupet e Europa League ishte dinjitoze dhe nuk është treguar asnjëherë modest ndaj kundërshtarëve. Sa për kampionatin, e them edhe një herë kemi bërë një sezon të madh. Faza e parë u mbyll me 25 pikë dhe kjo është serioze. Kampionati ynë është i fortë, prandaj dhe ne jemi vazhdimisht në grupet e Europa League.

DËNIMI – Dënimi i Skënderbeut nga UEFA nuk mund të lihej mënjanë dhe drejtuesi më i lartë korçar i ka dy fjalë: “Fati na ka munguar dhe ai mund të na dërgonte më tej. Lojtari më i mirë i këtij sezoni ishte forca e grupit dhe trajneri. Ne do ta fitojmë edhe betejën e CAS-it, sepse e dimë se për çfarë akuzohemi. Jemi të bindur se do ta fitojmë çështjen në CAS. Nuk e kemi një plan B, për të mos marrë pjesë në Champions League. Nuk e kam menduar këtë gjë. Kemi vetëm një plan A”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online