Takaj-Cungu, kokë më kokë për… Trepçën ’89

Ka ngjallur shumë kuriozitet dhe aludime takimi mes drejtuesve të Skënderbeut dhe Armando Cungut, ditën e djeshme.

Një lajm i bujshëm, që ka krijuar idenë se në Korçë kërkojnë pasuesin e Ilir Dajës, por me shumë gjasa takimi ka qenë për diçka tjetër.

Trepça ’89 është klub me lidhje të fuqishme me Skënderbeun dhe Ardian Takaj ka takuar Cungun për t’i propozuar kalimin në Kosovë. Ky është versioni që vjen nga drejtuesit e Skënderbeut, por nuk ka ende konfirmim nga Trepça.

Gjithsesi, nuk dihet përgjigja e Cungut, nëse ka qenë kjo tema e diskutimit. Trajneri shkodran ka një ofertë në Superiore dhe kërkon të qëndrojë në Shqipëri, ku edhe niveli i futbollit dhe pagesat janë më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online