Tabarez rinovon, katër vite të tjera me Uruguain

Oskar Tabarez është një njëri që nuk dorëzohet kurrë. Trajneri i Uruguait dhuroi emocione të mëdha në Botërorin e Rusisë, duke insistuar të drejtojë djemtë e tij nga pankina, pavarësisht se vuante nga sindroma “Guillain-Barrè”, që i kufizon lëvizshmërinë dhe nuk i lejonte të qëndronte në këmbë.

I paharrueshëm momenti kur Himenez shënoi në minutat e fundit përballë Egjiptit dhe Tabarez gjeti forcën për t’u ngritur në këmbë dhe për të festuar golin e fitores, një skenë që emocionoi dhe preku shumë tifozë. Ai dhe djemtë e tij zhvilluan një Botëror shumë të mirë dhe u ndalen në çerekfinale nga Kampionët e Francës.

Uruguai ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin Oskar Uashington Tabarez. 71-vjeçari ka firmosur kontratën e re dhe do të jetë trajner i kombëtares dhe për katër vitet e ardhshme.

Tabarez, i cili drejton Uruguain që nga viti 2006, fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2011, ndërsa një vit më parë dërgonte Uruguain në gjysmëfinalet e Botërorit të Afrikës së Jugut. 71-vjeçari ka fituar më parë Kupën Libertadores me Penarolin, disa trofe me Boka Zhuniors, ndërsa ka provuar dhe eksperiencën e futbollit italian, ku ka drejtuar ekipet e Kaljarit dhe Milanit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online