“Ta keni të sigurt, Armando Broja do të jetë ylli i Shqipërisë në Europian”! Skënder Gega: I besoj fjalëve të Silvinjos, shqiptarët i kanë qejf dramat

Një çështje u krijua në kohët e fundit te Shqipëria dhe lidhej me Armando Brojën. Sulmuesi u kthye te Chelsea dhe nuk luajti në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, për shkakun e një dëmtimi.

Për të folur në lidhje me këtë çështje, një mendim u dha edhe nga ana e Skënder Gegës që tanimë drejton “Soccer Talk Podcast”. “Unë i besoj fjalëve të trajnerit, ai tha se nuk ka asgjë në lidhje me Brojën.

“Edhe unë mund të kem disa fjalë me djalin tim në familje, por në momentin që dilet përpara dhe thuhet se nuk ka asgjë, do të thotë se disa diskutime mund të jenë bërë, por nuk ka asgjë serioze dhe kjo është e rëndësishme.

Edhe në karrierën time më ka ndodhur që të mbroj disa lojtarë, pasi nuk mund t’i hedhësh poshtë sot dhe kur të nderojnë nesër t’i komplimentosh direkt. Por ne shqiptarët kemi nevojë për pak drama, i duam ato, i kemi qejf. Ta keni të sigurt, Armando Broja do të jetë ylli i Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë. Atje nuk do të kemi rivalë si polakët dhe çekët”, tha Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online