Partizani është me një këmbë jashtë Kupës së Shqipërisë, pas humbjes me rezultatin 3-0 në transfertë ndaj Besëlidhjes. Tani mjafton vetëm një gol nga kundërshtari, që gjithçka të marrë fund sa i përket diskutimit.
Edhe vetë trajneri Plori ka shprehur sigurinë e madhe se do ta eliminojë skuadrën kampione të Shqipërisë. E parë në këtë mënyrë, padyshim që do të ishte një goditje e madhe për të kuqtë, që të largoheshin në këtë tur dhe nga një skuadër që i përket Kategorisë së Parë.
Por në fund të fundit ky është futbolli dhe në fund duhet të fitojë ai që e dëshiron më tepër. Sa i përket formacionit, Partizani do të luajë me më të mirët, ndërsa në krahun e mbrojtjes do të jetë edhe ish-lojtari i Tiranës, Dorian Kërçiku. /Sport Ekspres/