“Synojmë kupat e Europës”/ Daja flet për dënimin e Uefas: Vendimi pozitiv do të rikthej Skënderbeun e madh

Skënderbeu është në fund të udhëtimit të gjatë për të marr vendimin përfundimtar nga gjykata ndërkombëtare e futbollit sa i përket dënimit nga Uefa për trukim ndeshjesh. Prej vitesh korçarët kanë besuar në pafajësinë e tyre dhe kanë kundërshtuar pretendimet e ngritura nga Uefa.

Në fund të javës së parë të stërvitjes pas pezullimit të kampionatit, trajneri Daja shpreson për një vendim pozitiv nga gjykata. Gjatë një interviste për “Top Channel” tekniku i korçarëve shprehet optimist për të ardhmen e Skëndërbeut duke paralajmëruar edhe një rikthim të madh të ekipit.

“Të them të drejtën jemi mësuar tashmë pavarësisht se identifikohemi ne me dënimin e Uefas. Duhet të jepet një vendim pozitiv pavarsisht se grupi jonë nuk ka lidhje me këtë proçes por që për gjithë futbollin shqiptar dhe atë qytet mrekullueshëm që është dhe Korça, shpresojmë për një përgjigje pozitive sepse do të mendonim rikthimin e atij Sëkendërbeut të madh. Tani jemi të fokusuar te pjesa e stërvitjes sportive.

Ne jemi brenda objektivit të kupave të Europës sepse në fund fare aty ku u ndërpre kampionati në javën e 26-të pozicionoheshim në vendin e katër dhe kishim një paraqitje shumë të mirë deri në ato moment por me këtë shkëputjen e kampionatit asnjëri nga ekipet nuk mund të thotë se çfarë objektivash ka sepse rikthimi i të gjitha ekipeve, në formë për të performuar sa më mirë që të jetë e mundur, do të jetë shumë i vështirë.

Ne do të donim të vazhdonte kampionati por brenda një afat kohor të mundur. Kemi thënë që nëse shtyhet pafundsisht rifillimi i stërvitjeve, më mirë do të ishte që të pezullohej kampionati, por nuk kemi qenë për pezullimin e kampionatit”-ka thënë Ilir Daja./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online