Suso shpëton Milanin, Arsenali feston me barazim

Ndeshjet e orës 21:00 të Europa League kanë dhuruar rezultate surprizë, por edhe goleada. Betisi u konfirmua si një “kockë e fortë” për Milanin. Pas humbjes 2-1 në “San Siro”, kuqezinjtë nuk mund ti lejonin vetes një tjetër disfatë. Për të shpëtuar skuadrën e Gatuzos mendoi Suso, që me golin e minutës së 62-të, rikuperoi avantazhin e spanjollëve, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Me këtë rezultat, Milani rrëshqet në vendin e tretë të Grupit F, edhe sepse Olimiakosi nuk tregoi mëshirë përballë Dudelanzh. Grekët fituan 5-1 me goleadë dhe ngjiten në vendin e dytë.

Ka harruar të fitojë edhe Arsenali. “Topçinjtë” u frenuan 0-0 në Londër nga Sportingu i Lisbonës. Barazimi i tretë në katër ndeshjet e fundit për skuadrën e Unai Emeri, që gjithsesi feston. Me pikën e marrë, Arsenali siguron kualifikimin matematik në raundin tjetër dhe mbetet i pamposhtur në këtë edicion të Europa League. Barazimi i shpërbeu edhe portugezëve të vendit të dytë, që ruajnë distancën nga Vorskla Poltava, e cila u mposht 1-0 në shtëpi nga Karabaku, ku Ansi Agolli nuk ishte as në stol.

Bajer Leverkuzen fitoi 1-0 ndaj Zyrihut me golin e Jedvaj, por të dyja këto skuadra festojnë kualifikimin në Grupin A. Në kuotën e 9 pikëve, gjermanët dhe zviceranët janë të pakapshëm nga Ludogorets dhe AEK Larnaka (të dyja kanë nga 2 pikë), të cilat ndanë një tjetër barazim ndërmjet tyre, këtë herë pa gola.

Bordo barazoi 1-1 me Zenitin në shtëpi, duke u mohuar rusëve festën e kualifikimit në Grupin C. Kjo ishte pika e parë për francezët, që i dhanë një asist Fc Kopenhagenit. Danezët mbeten ende në lojë, pasi barazuan pa gola në fushën e Slavias së Pragës dhe në dy ndeshjet e mbetura mund të shpresojnë ti oparakalojnë rivalët çekë në klasifikim.

Në Grupin C, Salcburgu e festoi kualifikimin me goleadë 5-2 në fushën e Rozenborgut, ndërsa Sëlltik dhe Lajpcig do të luajnë për vendin e dytë. Këto skuadra janë në kuotën e 6 pikëve, me skocezët që u rikthyen fuqishëm në lojë, pas fitores 2-1 në sfidën direkte të luajtur në Gllazgou. Kualifikohet edhe Dinamo e Zagrebit në Grupin D, pas suksesit 3-1 ndaj Spartak Tërnavas, grup në të cilin më parë Fenerbahçe hodhi një hap të rëndësishëm, pas fitores 2-0 në turqi ndaj Anderlehtit.

 

EUROPA LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

E enjte, më 8 nëntor 2018, ora 21:00

Arsenal-Sporting Lisbonë             0-0

Bajer Leverkuzen-Zyrih                 1-0

Jedvaj 60’

Betis-Milan                                         1-1

Lo Celso 12’/ Suso 62’

Bordo-Zenit                                        1-1

Kamano 35’ (pen.)/ Zabolotnji 72’

Sëlltik-Lajpcig                                     2-1

Tiernej 11’, Edouard 79’/ Augustin 79’

Dinamo Zagreb-Trnava                  3-1

Gojak 22’, Kadlek 36’ (ag.), Orsiç 80’/ Çanturishvili 63’

Ludogorets-AEK Laenaka              0-0

Olimpiakos-Dudelanzh                  5-1

Torosidis 6’, Fortunis 15’, 36’, Kristodolopulos 26’, Fetfatzidis 71’/ Sinani 69’

Rozenborg-Salzburg                       2-5

Adegbenro 52’, Jensen 62’/ Minamino 6’, 20’, 45’, Gulbrandsen 37’, Hovland 57’ (ag.)

Slavia Pragë-Kopenhagen            0-0

Vorskla Poltava-Karabak               0-1

Abdullajev 13’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online