Suso kthehet në Spanjë? E kërkon Lopetegui!

Nuk e mori në Botëror me Spanjën, por mund ta marrë pranë tij te Real Madridi. Hulien Lopetegui, sipas medieve iberike, pritet që të japë “ok” për sulmuesin e talentuar të Milanit, Suso, që ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh.

Për Suson ka lëvizur edhe Atletiko e Madridit, por që është ndalur vetëm te sondazhet. Dhe, duke parë dënimin UEFA për kuqezinjtë, tashmë edhe shitja e “big”-ëve nuk do të ishte çudi. Mes tyre, spajolli, që edhe sezonin e shkuar u paraqit mjaft mirë.

Eshtë “Marca” ajo që rrëfen se Lopetegui ka dobësi për Suson, pasi e ka stërvitur te Spanja U-19. Madje, flitet edhe për kontakt mes trajnerit dhe lojtarit.

Për Suson ishte interesuar edhe Interi pak ditë më parë, por vetëm formalisht dhe jo zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online