Donaruma është transferuar mes jehonës të madhe te PSG duke mbyllur bashkëpunimin me Milanin. I rritur në klubin e kuqezinjëve, tifozët e skuadrës italiane ishin jo pak të acaruar me mënyrën sesi gardiani u largua. Megjithatë kjo i përket së shkuarës dhe Donaruma duhet të përvesh mirë mëngët në aventurën e re. Kështu “Telefoot” raporton se trajneri Mauricio Pochettino ka përgatitur surprizën e hidhur.
Tekniku e ka thënë qartazi se Keylor Navas do të mbetet si zgjedhje e parë, ndërsa Donaruma nuk mbërriti në Francë për t’u ulur në stol. Ndërkohë gjithashtu vetë e shkuara tregon se dy portierë të mirë nuk funksionon kurrë në të njëjtin klub, me një zgjedhje që do të komentohet shumë gjatë. /Sport Ekspres/