Historia e rrallë/ 0 pikë pas 2 ndeshjeve dhe me një këmbë jashtë, sot shihet si surpriza që mund të fitojë Europianin

Historia e Danimarkës në këtë Europian është vërtet shumë e rrallë. Kombëtarja në fjalë nuk ka grumbulluar asnjë pikë në dy ndeshjet e para që zhvilloi në grupe dhe shihej me një këmbë jashtë Europianit. Fillimisht për të humbur kundër Finlandës në shifrat 0-1 pas tronditjes që pësuan danezët me rastin e Eriksen.

Për të kaluar te përballja e dytë me Belgjikën, ku futja në fushën e lojës e Kevin De Bryune përmbysi shifrat në 1-2. Një humbje që konsiderohej si fatale për danezët, të cilët po bënin gati valixhet për të shkuar në shtëpi.

Fitorja në shifrat 1-4 kundër Rusisë i dha biletën e kualifikimit për më tej, ndërsa tani e gjejnë veten në gjysmëfinale. Fitorja kundër Uellsit dhe Çekisë do ta dërgonte Danimarkën deri këtu. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për Kombëtare të mëdha, por danezët luajnë pa asnjë presion të vetëm me Anglinë në gjysmëfinale dhe pa asgjë për të humbur.

Kjo është pika e tyre më e fortë me ëndrrën për të mbërritur në finalen e këtij kompeticioni. Në kohët e çuditshme të COVID-19 mund të ndodhi gjithçka, nëse ka një surprizë të madhe në këtë Europian ajo është Danimarka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online