Nuk ka medalje bronxi që nga viti 1980, ja arsyeja pse Europiani ka hequr përballjen për vendin e 3-të

Zakonisht kompeticionet madhore për Kombëtare shoqërohen në fund edhe më një përballje për vendin e tretë dhe të katërt, por një rregull i tillë nuk vlen për Kampionatin Europian. Në të kundërt nga Kupa e Botës, Kupa e Amerikës apo ajo e Afrikës, në Europë nuk ndodh një ndeshje e tillë që prej vitit 1980.

Arsyet që kanë çuar në këtë vendim datojnë pikërisht në këtë vit, atëherë kur Çekosllovakia arriti të merrte medaljen e bronxtë kundër Italisë pas 17 penalltive të gjuajtura. Por ky duel nuk solli asnjë interesim të lartë për tifozët, si në shkallët e stadiumit, ashtu edhe përpara ekranit të televizorit.

Megjiathatë kjo nuk është e vetmja arsye, pasi shpesh përmendet edhe lodhja fizike e lojtarëve për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve përgjatë një sezoni, si dhe temperaturat e larta, duke qenë se kompeticioni zhvillohet në muajt e verës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online