Surprizat e Superiores/ Humbasin pretendentët! Kastrioti mund Kukësin, Laçi fiton në fund ndaj Vllaznisë

Kjo javë e nëntë e kampionatit shqiptar ka sjellë shumë surpriza në rezultate atje ku kanë humbur të gjithë pretendentët. Kastrioti arriti që të fitonte ndaj Kukësit në shifrat 1-0 falë golit të Bardhit. Pika më e dobët e krutanëve në këto ndeshje të fundit është kthyer e fortë ndaj verilindorëve, pasi nuk pësuan gol në minutat e para, por arritën që të vendosnin sfidën në minutën e 16. Në krahun tjetër është Vllaznia që ka humbur në shifrat 1-0 ndaj Laçit.

Gjithçka është vulosur në minutat e fundit atje ku Xhixha dërgoi bukur topin në rrjetë. Sa i përket sfidës mes Skënderbeut dhe Tiranës është ndalur në barazimin 1-1. Kundërsulmi fantastik mes Marës dhe Mensah do të sillte golin e parë te korçarët. Dalja e Ismajlgecit me karton të kuq pas gjestit antisportiv e vështirësoi punën për bardheblutë, që vetëm pak minuta më vonë barazuan me Bathën. Gjithsesi kryeqytetasit nuk arritën që të dilnin te fitorja. Këtë detyrë e bëri me sukses Teuta ndaj Apolonisë që fitoi 0-1 falë golit të Lorenzo Vilës. /Sport Ekspres/

Apolonia-Teuta 0-1 Vila 28′

Kastrioti-Kukësi 1-0 Bardhi 17′

Laçi-Vllaznia 1-0 Xhixha 88′

Skënderbeu-Tirana 1-1 Mara 43′, Batha 70′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online