Surpriza që nuk habit askënd, Josa merr drejtimin e Prishtinës

Para pak ditësh bëri bujë lajmi se Mirel Josa ka pranuar ofertën e Prishtinës për të mbuluar rolin e drejtorit teknik. Megjithatë, u kuptua qartë se ishte një lëvizje provizore, me trajnerin e njohur që brenda një kohe të shkurtër do të merrte drejtimin e skuadras që ka ngjyra mjaft të dashura për të, bardheblu.

Sot Prishtina ka njoftuar se Josa bëhet trajner i skuadras, duke ndërruar vendin me trajnerin e deritanishëm Arsim Thaqi. Ky i fundit e lë Prishtinën në vendet e para të renditjes, por Josa shihet si personi i duhur për të fituar titullin kampion, synimi i madh sezon.

NJOFTIM

Në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë. Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë. Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv.

Sot pasdite skuadrën në seancën stërvitore do ta udhëheq Mirel Josa.

T’ju kujtojmë se Prishtinën në dy ndeshjet e ardhshme e presin ndeshje shumë të vështira. Të shtunën në Gjilan me skuadrën homonime, ndërsa të mërkurën Prishtina e “pret” Feronikelin vendas në Drenas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *