Surpriza e hidhur që mund ti vijë nga Barcelona, Pique do mbajë veshur fanellën me logon e Shakirës

Logoja e Drake-ut nuk do të jetë e vetmja që Barcelona do të mbajë në fanellën e saj. Arsyeja përse logoja e tij u vendos në bluzën e klubit blaudrana para “El Classico”-s ishte publikimi i këngës së tij të re. Katalanasit kanë lidhur një marrëveshje me “Spotify”-in, prandaj këta të fundit kanë vendosur të promovojnë këngëtarët e tyre përmes skuadrës spanjolle.

Një prej këngëtareve që mund të marrë të njëjtin trajtim si Drake-u është edhe Shakira. Artistja kolumbiane ka nxjerrë në treg këngën e saj të re dhe për këtë arsye “Spotify” mund ta përdorë logon e saj në fanellat e Barcelonës për një ndeshje të ardhshme. Një veprim i tillë do të ishte një surprizë e hidhur për Pique-në. Mbrojtësi spanjoll nuk ka shumë kohë që është ndarë nga Shakira dhe të luajturit me logon e saj në fanellë do të jetë e sikletshme për të. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online