Milani konfirmon sërish veten si forcë e dytë e kampionatit. Surpriza e bukur e këtij sezoni në Serinë A, Komo, është pushtuar nga “djalli”, teksa nuk e ka shmangur dot humbjen mbrëmjen e sotme. Ekipi i drejtuar nga Fabregasi gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës. Kempfi tronditi Milanin që në minutën e 9, por epërsia zgjati vetëm në pjesën e parë të lojës.
Nkunku barazoi rezultatin në minutën e 45, ndërsa më pas ishte Rabioja ai që me dy golat e tij në minutat 55 dhe 88 që i dha fitoren Milanit. Kuqezinjtë ndjekin hapin e Interit në Serinë A, të cilin e shohin vetëm 3 pikë larg./Sport Ekspres/