Surpriza e Akuilanit, tani… president klubi!

Shumica e futbollistëve vazhdojnë të mbeten pjesë e botës së futbollit, pasi mbyllin karrierën. Një pjesë nisin kurset e trajnerit, disa zgjedhin të bëhen drejtues, ose menaxherë lojtarësh, por ka dhe nga ata, të cilët bëhen presidentë.

I tillë është bërë dhe Alberto Akuilani, ish-mesfushori i Romës, Liverpulit, Milanit, Juventusit dhe disa klubeve të tjera. 34-vjeçari u tërhoq nga futbolli në verë, duke arritur akordin e shkëputjes së kontratës me Las Palmas, ndërsa tashmë do të kryejë detyrën e… presidentit.

Akuilani, i cili ka shënuar 5 gola në 38 ndeshje me kombëtaren e Italisë, ka vendosur të kryejë një gjest të bukur, duke marrë drejtimin e ekipit të Spes Montesakros, ekipin ku nisi futbollin. Ish-mesfushori e ka bërë publik lajmin në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, ku thekson se pse zgjodhi të investonte në ekipin gjysmë-amator.

Udhëtimi im filloi këtu, në një fushë të pistë të Montesakros dhe Spes është shtëpia ime e futbollit. Nga këtu fillova një udhëtim të gjatë, një sakrificë dhe angazhim që më lejoi të vishja bluza të ndryshme të lavdishme në stadiume të rëndësishme. Kam arritur shumë kënaqësi, por nuk e kam harruar kurrë herën time të parë në një fushë futbolli. Tani po kthehem me një përvojë të pasur për t’ua transmetuar atë ëndërrimtarëve të vegjël. Kjo do të jetë një sfidë e re për mua, por falë vlerave dhe mësimeve të familjes time, jam i sigurt që do të angazhohem për vazhdimësinë dhe përsosmërinë e Spes. Nga tani, fillon një histori e re, historia jonë”, përfundon deklarata e Alberto Akuilanit.

 

View this post on Instagram

 

Il mio cammino è cominciato lì, in un campo di terra a Montesacro, la mia casa calcistica è la Spes. Da lì sono partito per un lungo percorso, fatto di sacrificio e impegno che mi ha portato ad indossare diverse maglie gloriose calcando palcoscenici importanti. Mi sono tolto molte soddisfazioni, ma non ho mai dimenticato la prima volta su un campo da calcio… torno con un bagaglio di esperienza da trasmettere a piccoli sognatori. Sarà una nuova sfida per me, ma grazie ai valori e agli insegnamenti della mia famiglia, sono certo di poter dare il mio contributo per la continuità e l’eccellenza della Spes. Da qui inizia una nuova storia… la nostra. Il presidente Alberto Aquilani #spesmontesacro #albertoaquilani

A post shared by Alberto Aquilani (@albeaqui) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *