Superliga ka shumë “zhurmë”, sponsorët thonë vetëm “jo”!

Gazeta ka mësuar se të gjitha negociatat për të gjetur një sponsor gjeneral të kampionatit shqiptar kanë rezultuar me hiçgjë. Presidenti Duka, kohë më parë, e zbuloi motivin…

Nuk mjafton kombëtarja shqiptare e futbollit dhe lavdia e Skënderbeut në arenën evropiane për të nxjerrë nga “gropat thithëse” futbollin në vendin tonë. Edhe pse po investohet, me ritme të ngadalta, në infrastrukturë, edhe pse ka projekte, plane, nisma të veçanta dhe rritje e konkurrencës dhe buxheteve të klubeve, kampionati i Superligës vazhdon që të jetë mostërheqës në sytë e sponsorëve.

Madje, burime brenda federatës shqiptare të futbollit kanë referuar për gazetën “Sport Ekspres” se të gjitha negociatat e muajve të fundit për të gjetur një sponsor gjeneral, që të derdhte në arkat e federatës një shumë të caktuar vjetore,teksa më pas ky organ do të shpërndante një përqindje të tyre për klubet, sipas votimit (duke qenë se mungon Liga dhe FSHF e ka kërkuar shpesh këtë, që të jenë klubet “pioniere” të krijimit), kanë qenë pa rezultat. Në fakt, të gjithë sponsorët, nga Vodafone e kështu me radhë, nuk tërhiqen nga ideja për të bërë sponsorin e një kampionati të përfolur.

Motivi kryesor është fjala “trukim!”. Në fakt, shpesh kjo fjalë përdoret në çdo ndeshje dhe “apeal” jashtë vendit është shumë i vogël. Aq sa edhe ngjarjet me Skënderbeun dhe përjashtimin, kohë më parë, ndikuan negativisht. Një tjetër faktor është se nuk ka tifozë në stadiume.

Mungesa e audiencës fizike është ajo që po ndikon. Për t’u shtuar edhe fakti se vetë presidenti Duka, në intervistat e tij të fundit, duke folur pikërisht për sponsorët, do të pohonte problematikën dhe faktin se produkti i futbollit nuk josh aspak. Akuzat ndaj gjyqtarëve, dhuna, aludimet për trukim, pezullimet e tifozerive dhe zhurma e madhe negative ndikojnë që asnjë negociatë të mos mbyllet me sukses.

Kosova – Vetëm pak kilometra më larg, futbolli kosovar arrin që, në këtë pikë, të na japë një leksion. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), gjatë verës se shkuar, zyrtarizoi bashkëpunimin me sponsorin gjeneral, duke ndërruar bankën “Banka Raiffeisen” me “Vala-Telekomi”, teksa nuk ka mbetur pa sponsor.

One thought on “Superliga ka shumë “zhurmë”, sponsorët thonë vetëm “jo”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online