Superkupa e Kosovës rezulton një dramë, Llapi fiton trofeun ndaj Prishtinës mes 4 golave dhe 3 kartonave të kuq

Superkupa e Kosovës rezultoi një dramë e vërtetë. Prishtina-Llapi pritej të ishte një duel mjaft i zjarrtë dhe po ashtu rezultoi. Në minutën e 26-të, Krasniqi ndëshkohet me të verdhë, ndërsa një minutë më vonë për sjellje antisportive, arbitri nxjer kartonin e dytë të verdhë dhe Prishtina mbeti me 10 lojtarë. Nga ana tjetër, Ramadani i Llapit ndëshkohet me dy të verdhë brenda 10 minutave në pjesën e dytë, duke e bërë këtë përballje me 20 lojtarë në fushë.

Prishtina shënoi në minutën e 66-të me Otto John, ndërsa në të 86-tën Alidemaj barazon shifrat nga penalltia. Në kohë shtesë Llapi u shndërrua në një forcë të pa përballueshme, duke shënuar dhe dy herë të tjera me Veliu dhe Ademaj. Rezultati përfundoi 1-3 për Llapin. Halimi u ndëshkua me kartonin e kuq dhe Prishtina e mbylli sfidën me 9 lojtarë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online