Superiorja rrit rivalitetin këtë sezon, Ylli Aga bën parashikimet: Do ketë 7 ekipe për titull, treshja favorite është…

Ylli Aga ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv“, ku ka dhënë parashikimin e tij për garën për kreun në “Abissnet Superiore“. Gazetari shqiptar sheh një rivalitet të fortë këtë sezon, pasi sipas tij në “vorbullën” e titullit kampoin do të vërtiten 7 ekipe. Megjithatë treshja më e favorizuar për Ylli Agën është ajo e Tiranës, Dinamos dhe Vllaznisë.

“Do të jetë një kampionat me shumë rivalitet. Nëqoftëse ne para një viti kishim portretizuar 5 klube që do të rivalizonin për titullin kampion, këtë sezon do të jenë më shumë. Do të jenë 7. Tirana, Partizani, Vllaznia, Dinamo, Teuta, Laçi dhe Kukësi. Tirana, Dinamo, Vllaznia, nëse do i ndaja me përqindje do të vendosja këto në rresht të parë. Vetëm me 1% më pak do vendos Partizanin, Teutën dhe Laçin. Po them 17% treshja e parë, 16% treshja e dytë. Pjesa që mbetet është për Kukësin, sepse është ndërtuar nga e para“, ka thënë Ylli Aga./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online