Janë luajtur vetëm 15 ndeshje të edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore dhe ka pasur jo pak surpriza. Edhe pse ende skuadrat nuk kanë arritur që të jenë në 100% e tyre sërish mund të krijohet një ide e përgjithshme.
Ajo që mund të vihet re qartësisht është mungesa e golave, pasi në 15 ndeshje janë shënuar vetëm 22 gola deri më tani, ose më saktë 1.26 gola për ndeshje. Një mesatare shumë e ulët. Vetëm në 3 nga 15 ndeshjet e para janë shënuar më shumë se dy gola. Sulëm i dobët apo mbrojtje e fortë?
Kjo mbetet për t’u parë dhe në javët e ardhshme, por realiteti është se pjesa më e madhe e shënuesve të edicionit të shkuar janë larguar dhe në treg janë emra të rinj që kanë nevojë për t’u afirmuar, me përjashtim të Rexhinaldo, i cili ishte në “Top 5” së bashku me Plakun dhe edicionin e shkuar.