Superiorja kthehet të enjten e ardhshme

Shqipëria do të luajë nesër dhe të hënën dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2018, ndaj Kategoria Superiore u ndal, duke e bërë pushim fundjavën e ardhshme. Megjithatë, kjo bën që ngjeshja e kampionatit të jetë e detyruar dhe skuadrat do të kthehen në fushë mesjavën e ardhshme.
Fillimisht ishte menduar se do të luhej të mërkurën e të enjten, por disa klube bënë rezistencë, duke refuzuar të luajnë një ditë pas rivalëve.

Për pasojë, të gjitha ndeshjet e javës së pestë do të luhen të enjten, me 3 ndeshje në orën 17.00 e dy më herët, në 14.00.

Më pas, Skënderbeu do të luajë të dielën ndeshjen kundër Lushnjës, ndërsa gjithë skuadrat e tjera do të përballen të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online