“Superiorja e shiti dyfish të drejtën e transmetimit”, Armand Duka uron çeljen e sezonit: Për herë të parë në histori ka sponsor edhe Kategoria e Parë

Superiorja është gati të ndezi motorrët dhe kreu i FSHF, Armand Duka, ka uruar sezonin e mbarë për të gjithë aktorët. Duke nisur nga tifozët, arbitrat, lojtarët, stafet dhe drejtuesit e klubeve, por edhe gazetarët.

Gjithashtu presidenti i Federatës ka treguar përmirësimin që ka bërë produkti i futbollit në aspektin e tërheqjes për investim. “Dua të uroj të gjithë lojtarët, stafet dhe tifozët. Pa harruar dhe arbitrat që duhet të kenë seriozitet. Superiorja e ka dyfishuar të drejtën e saj të transmetimit.

Për herë të parë në histori do të kemi sponsor për Kategorinë e Parë dhe Kupën. Shuma është modeste, por tendenca mbetet positive”, tha mes të tjerash Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *