Superiorja e nis 2021 me një ndeshje “të nxehtë”, luhet për vendin e parë dhe ndarje në dy ditë

Superiorja do ta nisi 2021 me një ndeshje që do të jetë shumë e luftuar nga të dyja krahët dhe ku priten shumë emocione. Vllaznia do të përballet ndaj Teutës në 8 janar, në një përballje mes dy ekipeve që ndodhen në pozitën më të lartë të klasifikimit.

Të gjitha takimet e tjera do të zhvillohen në datën 9 janar teksa veçohet ndeshja mes Laçit dhe Kukësit. Kurbinasit ndodhen në një formë fantastike dhe gjejnë verilindorët në një nga momentet më të këqija. Kastrioti do të ndeshet ndaj Skënderbeut dhe Bylisi do të përballet me Tiranën. Ndeshja e fundit e ditës së shtunë do të jetë mes Partizani dhe Apolonisë, por ndryshe nga të tjerat që nisin në 13:45, të kuqtë do të luajnë në 16:45. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online