Superiorja do të kthehet në “supermarket”, kriza që do të na dëmtojë dyfish në Europë

Kriza e Koronavirusit do të vazhdojë që të ndihet në futboll, pavarësisht rinisjes së kampionateve. Asgjë nuk mbaron aty me pandeminë anormale të këtyre muajve që mbylli jetën në shumë vënde të botës, ndërsa pasojat do të vazhdojnë që të ndihen. Mjafton këtu që të kujtojmë faktin se kreu i Sindikatës së Futbollistëve në Itali, Tomasi, ka thënë se disa ekipe në Seria A kanë që në janar pa paguar rrogat.

Pyetja që të gjithë shtrojmë: “Si do të paraqiten ekipet tona në Europë?”. Shqipëria është një nga vendet që ka pasur kufizimet më të forta për shkakun e pandemisë dhe për këtë arsye do të ndihet disi edhe forma fizike më e dobët e lojtarëve, e shoqëruar me kalendarin e ngjeshur dhe dêmtimet që do të pasojnë. Për të vazhduar më tej, Superiorja do të shihet si një supermarket që ka çmime të lira dhe cilësore brenda kushteve ku ndodhemi, ku do të shihet si një zgjidhje për shumë kampionate të Europës.

Vasil Shkurtaj është njoftuar si largimi zyrtar i Kukësit, ndërsa sulmuesi i Tiranës, Ngo, mund të ndjekë të njëjtën rrugë. Albi Doka mund të thuhet se e ka të mbyllur kalimin në Kroaci, ndërsa në ditët në vijim do të kemi të tjera zhvillime të reja mbi largimet e lojtarëve të Superiores. Pa harruar këtu listën e gjatë të Menemesporit me 8 emra të futbollistëve që kërkon në elitën e futbollit shqiptar. Pra emra cilësorë qê do t’i mungojnë Shqipërisë, ndërsa ky është momentin që drejtorët sportiv të ekipeve tona të tregojnë vlerat e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *