Shkurtaj e zhvendos derbin në merkato, klubi i njohur grek vihet në gjurmët e sulmuesit

0

Nderim Nexhipi do e bënte të qartë të ardhme ne Vasil Shkurtajt dhe ajo do të jetë larg Kukësit. Këta të fundit do të humbin një nga element shumë të rëndësishëm të tyre, i cili e njeh mjaft mirë rrjetën kundërshtare dhe së bashku ne Nuabueze janë dy golashënuesit më të mirë të Superiores këtë sezon. Sulmuesi ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij, por ky nuk është i vetmi problem për verilindorët. Kjo pasi Shkurtaj mund të jetë shërbejë si një “armë” që I shkon dy nga rivalëve të rëndësishëm të elitës shqiptare.

Siç bën me dije “Panorama Sport”, një derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në merkato këtë verë për shërbimet e futbollistit shqiptar. Megjithatë janë edhe interesime nga jashtë që kërkojnë të joshin Shkurtajn, teksa Panathinaikos duket se pëlqen profilin e lojtarit. Një ofertë që mund ta tundojë futbollistin e Kukësit, pasi kemi të bëjmë edhe më një kampionat të cilin e njeh mirë, sepse në të shkuarën ka provuar të mbajë veshur edhe fanella të klubeve helene./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.