Presidenti Pashk Laska nisi që vjet rinovimin e ekipit, ndërkohë që në Durrës gjithmonë u është besuar të rinjve. Edhe te Luftëtari ndodh e njëjta gjë
Vladimir Prenga
Laçi është ndër skuadrat më të reja në Superiore, teksa ka në gjirin e saj shumë futbollistë të rinj. Dy lojtarët me më shumë vite në skuadrën kurbinase janë Taulant Sefgjini dhe Ademir Souza, 32 dhe 31 vjeç. Në portë bardhezinjtë kanë portierin më të ri, Gentian Selmanin, që i ka luajtur gjithë takimet deri më tani dhe mbron edhe kuadratin e Shpresave. Një tjetër lojtar që nuk ka humbur asnjë sekondë deri më tani është mbrojtësi Abdurrahman Fangaj. 20-vjeçari shkodran ka luajtur që para dy vitesh në Superiore me Tërbunin dhe sivjet është konfirmuar titullar me bardhezinjtë. Laçi aktualisht është ekipi që ka aktivizuar më shumë futbollistë që ende nuk i kanë mbushur 22 vjeç, dhe janë plot 11 lojtarë. Fjoart Jonuzi është titullar i rregullt, ndërkohë që edhe Kejvi Bardhi sivjet e ka nisur nga minuta e parë çdo takim kur ka qenë i gatshëm. Lushkja është ndër të preferuarit, kurse minuta ka pasur edhe për Bushin, Kallakun, Ejoh dhe Smaçin. Redon Xhixha është një nga të rinjtë që ka spikatur me dy gola të shënuar ndaj Vllaznisë, ndërkohë që nga Al Shabab ka ardhur edhe sulmuesi Idriz Mbombo, i aktivizuar në kampionat vetëm në ndeshjen me Luftëtarin. Kurbinasit kanë në ekip edhe mbrojtësin Amer Duka, i thirrur nga Kombëtarja U20, që ende nuk ka luajtur në kampionat,
TEUTA & LUFTËTARI
Kurbinasit ndiqen nga Teuta, ku spikasin emrat e Elhan Kastratit dhe Esin Hakajt, të cilët kanë luajtur më së shumti. Minuta ka pasur edhe për Vilën, Peqinin, Beqajn dhe Bilali, ndërkohë që të shtunën debutoi me durrsakët edhe iraniani Reza Karimi. Luftëtari është një tjetër klub që u ka dhënë hapësira të rinjve. Kristal Abazaj është ndër më të kërkuarit në treg, kurse Brixhild Brahimaj po konfirmohet çdo ditë në elitën e futbollit shqiptar. Një lojtar që pritet të shpërthejë është Silvio Zogaj, por për lezhjanin ende nuk ka ardhur momenti, madje sivjet për të hapësirat kanë qenë krejt të pakta. Stiven Puci ka pasur mundësinë të luajë sivjet me bluzinjtë, ashtu si Mikel Hoxha.
SHKODËR – VLORË – TIRANË
Vjet Vllaznia e të rinjve u shpall kampione Shqipërie, ndërkohë që me ta rivalizuan edhe Flamurtari e Partizani. Asnjë futbollist i moshave të këtyre ekipeve nuk ka luajtur këtë sezon. Te kuqeblutë janë Krymi, Kalaja e Çinari ata që po aktivizohen, ndërkohë që në dy ndeshje në fushë ka zbritur edhe portieri Alen Sherri. Te Partizani ende nuk është fituar Jurgen Bardhi. Sapo ka mbushur 20 vjeç, por vetëm në dy takime e ka nisur si titullar. Xhixhiua është ndër të rinjtë që ka luajtur, sulmues ky që i ka ditët e numëruara në kryeqytet. Të dielën debutoi Alban Sulejmani. Në Vlorë disa nga të rinjtë bënë fazën me ekipin e parë, por sivjet po luan kryesisht si zëvendësues Alesio Hyseni, ndërsa dy të tjerët e preferuar nga Duro janë Sidibe dhe Kamara, lojtarët e marrë këtë verë nga Besëlidhja
KLUBET E TJERA
Skënderbeu do titullin dhe të lojtarët nën 22 vjeç që kanë luajtur janë Belai Demte dhe Nazmi Gripshi, ky i fundit më tepër. Kukësi ka vetëm një element të ri që po luan dhe duke shfrytëzuar mungesat ka bindur teknikun Milinkoviç ta përfshijë si titullar. Bëhet fjalë për Valton Ethemin, i ardhur nga Mamurrasi, që një sezon më parë ra nga Kategoria e Parë. Te Kamza minuta ka pasur vetëm për Anxhelo Mumajesin, Trajneri Ndreu e ka thënë hapur idenë e tij se Superiore përballohet me lojtarë me eksperiencë. E njëjta gjë edhe te Lushnja, ku aktivizohet rregullisht vetëm Kristi Marku, mbrojtësi 22-vjeçar që ishte vjet pjesë e Partizanit.
Lojtarët nën 22 vjeç të aktivizuar në fazën e parë të Kategorisë Superiore
Laçi (11 lojtarë) – Ndeshje Minuta
Gentian Selmani 9 810
Redon Xhixha 6 206
Sherif Kallaku 7 174
Erisildo Smaçi 2 32
Ded Bushi 5 144
Abdurrahman Fangaj 9 810
Kejvi Bardhi 7 384
Efiong Ejoh 2 115
Fjoart Jonuzi 9 758
Regi Lushkja 9 438
Idriz Mbombo 1 21
Teuta (7 lojtarë)
Lorenco Vila 2 30
Jurgen Peqini 2 37
Arbër Beqaj 3 55
Esin Hakaj 5 445
Elhan Kastrati 6 540
Dejvi Bilali 2 106
Reza Karimi 1 70
Luftëtari (5 lojtarë)
Stiven Puci 1 4
Silvio Zogaj 1 7
Mikel Hoxha 5 72
Brixhild Brahimaj 8 371
Kristal Abazaj 9 751
Vllaznia (4 lojtarë)
Alen Sherri 2 180
Erald Çinari 7 445
Arlind Kalaja 7 247
Ardit Krymi 8 625
Flamurtari (3 lojtarë)
Seku Kamara 9 459
Lansinet Sidibe 8 676
Alesio Hyseni 4 97
Partizani (3 lojtarë)
Jurgen Bardhi 9 338
Mustafa Xhixhiua 3 71
Alban Sulejmani 1 5
Skënderbeu (2 lojtarë)
Belai Demte 1 12
Nazmi Gripshi 4 35
Kukësi (1 lojtar)
Valon Ethemi 8 360
Kamza (1 lojtar)
Anxhelo Mumajesi 7 213