Supergoli nga distanca tronditi Teutën pa filluar mirë ndeshja! Laçi me një kmëbë në finale, e ndihmon edhe VAR-i

Teuta dhe Laçi kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Rikthimi në “Niko Dovana” pas ndërrimit të tapetit nuk është festuar me fitore për durrsakët. Ujka tronditi skuadrën e Arapit pa nisur ende mirë ndeshja, teska zhbllokon rezultatin që në minutën e 6 me anë të një supergoli nga distanca.

Në minutën e 40 Vila rrëzohet në zonë dhe gjyqtari akordon menjëherë penallti, por është VAR-i ai që ngrin buzëqeshjen për Teutën. Pas konsultimit me VAR-in dhe rishikimit të pamjeve në monitor, gjyqtari i takimit vendos të anullojë vendimin për 11 metërsh, pavarësisht protestive të bregdetarëve.

Pjesa e parë përfundon në rezultatin 0-1, ndërsa nuk kalon shumë kohë nga pjesa e dytë e lojës për të ndryshuar përsëri shifrat. Adeleke gjen të papërgatitur mbrojtjen kundërshtare dhe me një parabël mposht portierin Qirko në minutën e 58. Teuta kundërpërgjigjet tepër vonë, kur në minutën e tretë të shtesës Todorovski shkurton diferencat në 1-2. Megjithatë në fund është Laçi ai që fiton gjysmëfinalen e parë, duke hedhur njërën këmbë drejt finales së Kupës së Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online