Vllaznia në futboll për femra i ka nisur shkëlqyeshëm kualifikueset e Champions League.
Kampionet tona fituan sot ndeshjen hapëse në Bosnje, kundër Sarajevos organizatore, me rezultatin 1-0.
Goli vendimtar erdhi në shtesë nga Megi Doçi, lojtare vendimtare edhe me kombëtaren tonë.
Ndeshje mjaft e mirë, kundër parashikimeve, me vajzat shkodrane që marrin 3 pikë që e lejojnë të shpresojë edhe te kualifikimi.