Egnatia ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar afrimin e Serxho Ujkës. Një lojtar, të cilit aftësitë i dihen mjaft mirë në elitën e futbollit shqiptar.
Për tre sezonet e ardhshme, Ujka do të jetë pjesë e Egnatias, pas eksperiencës së kaluar te Laci. Ndërkohë për nënshkrimin me këtë lojtar ishte në garë deri në fund edhe Partizani.
“Klub Futboll Egnatia njofton se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka firmosur një luftëtar i ri. Serxho Ujka ka firmosur për 3 sezone me klubin tonë. Ishte presidenti Agim Demrozi që plotësoi deri në fund të gjitha detajet e kësaj marrveshje me KF Laçin”, ishte njoftimi i ardhur nga Egnatia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/