Ky sezon ka nisur në mënyrë pozitive për sulmuesit shqiptarë. Golat nuk u kanë munguar, duke qenë edhe vendimtarë për skuadrat e tyre. Kristjan Shpendi debutoi me dopietë në Serinë B mbrëmjen e djeshme, kur i dha edhe fitoren Çezenës.
Ndërkohë, në ditën e tij më të mirë ishte edhe Indrit Tuci. Ky i fundit shënoi gol dhe dha asist në fitoren 2-1 të Spartës së Pragës në kampionat. Paraqitjet e tyre janë shpërblyer me përfshirjen në formacionin më të mirë të javës në kampionatet respektive. “Sofascore” e ka vlerësuar Shpendin me notën 8.5, e dyta më e larta në formacionin më të mirë të javës në Serinë B. Sakaq, Tuci është vlerësuar me notën 8.3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/