Sulmuesi shqiptar i dha humbjen e parë në 2024, trajneri i Zenitit: Mirlind Daku është lojtar i mirë, të shfrytëzon edhe gjysmë rastet

Mirlind Daku i ka dhënë një goditje Zenitit në mbrëmjen e djeshme. Me asistin dhe golin e shënuar, në fitoren 0-2 të Rubin Kazan, Zeniti ka marrë humbjen e parë për vitin 2024. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Zenitit, Sergei Semak, ka vlerësuar futbollistin kundërshtar.

“Si mund të ndalohej Mirlind Daku? Ai është një lojtar shumë i mirë. E menaxhoi shumë mirë ndeshjen, duke pasur gjysmë rastet dhe duke i shfrytëzuar ato në maksimum”, tha Semak, duke iu referuar golit dhe asistit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/