Sulmuesi shqiptar e kalon provën me Napolin, trajneri i Legias: Ideja për Muçin ishte e mirë, doja lojtarë teknikë

Legia e Varshavës është mposhtur 3-0 në transfertën me Napolin. Skuadra polake nuk ka mundur të përballojë dot më shuëm se 74 minuta pa pësuar gol, megjithëse trajneri mbetet i kënaqur me paraqitjen e bërë. Titullar nga minuta e parë ka qenë edhe Ernest Muçi, i cili u shfraq vetëm një herë në zonën kundërshtare për të goditur. Por për Michniewicz sulmuesi shqiptar e kalon provën e vështirë, pasi e sheh si strategjinë e duhur aktivizimin e Muçit si  një sulmues fals.

“Lojtarët që kanë luajtur sot ishin të duhurit për këtë ndeshje. Për mua bënë mirë. Zgjedh me një kriter të caktuar. Kur kam zgjedhur e kam bërë sipas strategjisë sonë. Ne donim të shmangnim duelet mes qendërmbrojtësve dhe sulmuesve tanë. Po kërkonim një zgjidhje tjetër dhe mendoj se ideja me sulmuesin fals Ernest Muçi ishte në rregull.

E dinim që nuk do të luanim shpesh me kundërshtarin në zonën e rreptësisë, por e dinim gjithashtu se do të ishim aty dhe do ta shfrytëzonim rastin në një kohë të shkurtër. Ne donim të kishim sa më shumë lojtarë teknikë në fushë për të kapur momentet pas marrjes së topit. Gjatë pushimit i thamë vetes se duhej ta mbanim topin më me guxim”, ka thënë trajneri Michniewicz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *