Sulmuesi më i mirë në Kenia, një alternativë për Skënderbeun

Del në skenë emri i parë i merkatos së korçarëve. Është golashënuesi më i mirë i kampionatit në Kenia, por ka pretendime të larta financiare

Emri më i ri që ka dalë në skenë dje si një përforcim i mundshëm i Skënderbeut është sulmuesi afrikan, Masud Juma. Kalimi i sulmuesit të përfaqësues së Kenias te korçarët madje është quajtur një punë e kryer, por në fakt nuk është kështu. Lajmi ka dalë nga shtypi afrikan, që i referohej faktit se shumë lojtarë afrikanë kalojnë në skuadrat shqiptare, duke i përdorur ato si trampolinë. Në klubin korçar, të pyetur në lidhje me këtë lojtar, janë shprehur shkurt se mund të jetë një alternativë, por jo nga ato që shihen me përparësi, sepse bëhet fjalë për një lojtar që kërkon kohë.

PRETENDIMET FINANCIARE – Nga ana tjetër, pengesa kryesore për ardhjen te Skënderbeu të këtij lojtari ka të bëjë me anën financiare. Juma ka pretendime të larta financiare, kërkon gati 10 mijë dollarë në muaj, shumë që klubi korçar vështirë se e jep kaq lehtë për një lojtar “të panjohur”. Gjithashtu, edhe klubi i tij aktual kërkon 200 mijë dollarë që ta lërë të lirë sulmuesin në fjalë. Nëse lojtari vjen te Skënderbeu, ai duhet të kalojë provën e trajnerit Ilir Daja, sepse nuk mund të shpenzohen shuma të mëdha pa u bindur më parë. Kështu, gjithçka mbetet në kuadrin e një hipoteze për momentin, edhe pse në mediet afrikane flitet me siguri për këtë lajm, që më as është përhapur me shumë shpejtësi dje. Ndoshta sulmuesi në fjalë mund të bashkohet me ekipin korçar në Antalia për një provë, por edhe kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

KUSH ËSHTË JUMA – Lojtari 21-vjeçar, Masud Juma, ka shënuar 24 gola në 31 takime për Kariobangi Sharks, ekipin e tij në Kenia. Ndërkohë, në 7 përfaqësime me përfaqësuesen e Kenias ka shënuar 3 gola. Sulmuesi i ri është në vëmendjen e shumë klubeve në Europë, por edhe të klubit SuperSport nga Afrika e Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online