Alijev: Nuk kthehem, mungesë ndershmërie te Kukësi

Te klubi kanë projektuar rikthimin e azerit në skuadër, por autori i katër golave nuk e mendon një tjetër aventurë te kampionët

Jurgen Zela

Rauf Alijev u konsiderua si një nga dështimet e merkatos së verës. Azeri, i cili kishte veshur dhe fanellën e përfaqësueses së Azerbajxhanit nuk arriti që të përligjte pretendimet e kuksianëve, që besonin se Alijev do të zinte vendin e lënë bosh nga Pejiç. 13 ndeshje aktivizim, prej të cilave 7 nga minuta e pare, vetëm 3 gola te shënuar por dhe iniciator te 2 gola që u quajtën iniciator. Nuk dinte asnjë gjuhë tjetër veç turqishtes dhe nuk kishte komunikim thuajse me asnjë prej shokëve të skuadrës, me përjashtim të Ethemit dhe Kërkotiçit. Nuk kishte luajtur asnjëherë me një skuadër tjetër jashtë Azerbajxhanit,dhe përshtatja donte kohën e saj. Në Kukës ndoshta ato ishin kushtet dhe nuk mund të bënte më mirë. Largimi erdhi pa përfunduar dhe ndeshja e fundit duke i dhënë një sinjal të fortë që ishte i padëshiruar.
DËSHIRA E KUKËSIT
Pas largimit të trajneri Mlladen Milinkoviç situata ka ndryshuar dhe te Kukësi janë gati që të bëjnë një hap pas. Në Kukës është projektuar rikthimi i sulmuesit, me besimin se ishte trajneri ai ja kishte bërë të vështirë 28-vjeçarit. Duke parë minutat që është aktivizuar dhe duke marrë parasysh rrethanat, kampionët kanë menduar se Alijev e meriton dhe një mundësi të dytë. Edhe pse Kukësi e ka ende në kuadrin e idesë gjërat duket se nuk do të ndryshojë dhe duket e pamundur që të bëhen hapa pas.
ALIJEV
“Sport Ekspres” ka kontaktuar sulmuesin, i cili ka folur për të parën herë për mediat shqiptare që pa largimit. 28-vjeçari fillimisht ka deklaruar në mënyrë të prerë që nuk e mendon më një rikthim te Kukësi: “Nuk e kam në plan të rikthehem te Kukësi”, ishte përgjigja e parë e Alijevit. Më tej ish-sulmuesi i Kukësit tregon për aventurën e tij te Kukësi, por dhe anën ekonomike, ku asht usi pjesa tjetre e skuadrës ende nuk i ka marrë dy rrogat e fundit: “Aty pashë mungesë totale ndershmërie ndaj meje, mungonte profesionalizmi në klub. Dy rrogat e fundit nuk i kam marrë ende”. Në lidhje me pjesën se nga kush u zhgënjye më shumë, sa i përket klubit apo trajnerit, autori i tre golave nuk bën ndarje, duke thënë shumë shkurt: “Të dyja palët”. Tashmë aventura e tij duket larg Shqipërisë dhe me shumë gjasa do të ketë një mundësi tjetër në vendet ku kampionati nis në janar, pasi siç duhet tashmë Alijev i ka djegur të gjitha dritaret e transferimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online