“Sulmuesi i Interit pa videot e tifozëve në Air Albania dhe u impresionua”, Asllani: Arnautovic më flet shumë për Shqipërinë, disa video i kam treguar edhe unë

Kristjan Asllani është xhevahiri i madh i Shqipërisë që po rritet te Interi. Për Silvinjon është një prej lojtarëve kryesorë që ka dhënë kontributin e tij në kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë. Ky futbollist ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, ku ka treguar më tepër rreth eksperiencën me kuqezinjtë. (Intervistën e plot të Kristjan Asllanit për Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Po kam pasur disa kontakte me grupmoshat e Italisë. Por unë jam shqiptar dhe e dija sigurisht që do të luaja me Kombëtaren Shqiptare. Isha i bindur dhe nuk do ta ndërroja vendimin tim për asgjë. Unë kam ikur nga Shqipëria 2 vjec, babai më fliste gjithmonë për Shqipërinë. Mbaj mend që kam parë në televizor të gjitha ndeshjet e Shqipërisë, me babain te shtëpia. Kur shkova që luajta miqësoren e parë me Shqipërinë, ishte një ëndërr e bërë realitet. Nuk e harroj kurrë fitoren e Shqipërisë kundër Portugalisë me golin e Balajt, jemi çuar të gjithë nga tavolina.

Kam folur edhe me lojtarë të Interit për Shqipërinë. Që nga ndeshjet e shtatorit dhe këto të tjerat pastaj, kam folur disa herë me ta për Kombëtaren. Të gjithë e panë suksesin tonë dhe e dinë se çfarë stadiumi është Air Albania. Ai që flas më shumë për këtë gjë është Arnautovic, ai më flet shumë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Arnautovic më ka folur më shumë për stadiumin, ai ishte i impresionuar më shumë nga stadiumi dhe entuziazmi jonë, ka parë disa video, disa ia kam treguar edhe unë”, tha Asllani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online