Sulmuesi brazilian i Delvinës refuzon Shqipërinë dhe Silvinjon: Nuk luaj me Kombëtare tjetër përveç…Brazilit

Joao Victor është sulmuesi 22-vjeçar i Delvinës. Deri tani ky futbollist ka arritur që të realizojë 4 gola në 14 ndeshje. Pasi e provoi disa eksperienca në Brazil, Victor mbërriti në Shqipëri pasi kërkon karrierë në Europë.

Në një intervistë për “Esportenewsmundo” e quan mbërritjen te Delvina e cila ndodhet në Kategorinë e Dytë në Shqipëri si hap përpara në karrierë. “Zgjodha Europën pasi është një nivel më lart. E zgjodha për karrierë dhe dëshirën për të pasur një jetë më të mirë financiare. Jam në procesin e kërkimit të mundësive më të mira dhe kjo ishte mundësi perfekte.

Klima ma lehtësoi pak përshtatjen në Shqipëri. Është një vend me klimë verore si në Brazil. Por gatimi ishte armiku më i keq për mua, duhej të përgatisja ushqim të ngjashëm me atë që isha mësuar në Brazil. Për futbollin, forca është karakteristika e parë këtu. Janë disa lojtarë të gjatë dhe të fortë, sidomos në mbrojtje”, tha Victor.

E teksa gazetari i medias braziliane e pyetur 22-vjeçarin sesi do të reagonte nëse Silvinjo i dërgonte një ftesë për te Shqipëria, pas disa kohësh, duke parë edhe origjinën e trajnerit të Kombëtares, Victor nuk e mendoi dy herë: “Mund të them se nuk e kam menduar në këtë pjesë, po punoj për të kapur Kombëtaren. Rruga është e gjatë deri aty, por nëse vjen një ditë, nuk e sheh veten duke luajtur me një shtet tjetër përveç Brazilit”, u shpreh lojtari i Delvinës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online