Antonio Delaj ka bindur drejtuesit e Vllaznisë me paraqitjet e kryera në këtë sezon të ri futbollistik. Sulmuesi 21-vjeçar ka hedhur firmën në kontratën e re që i është ofruar nga klubi kuqeblu. Vllaznia ka blinduar Delajn edhe për tre vitet e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran përmes një njoftimi në faqen e vetë zyrtare në “Facebook”.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës edhe për 3 vitet e ardhshme me futbollistin Antonio Delaj”, ka komunikuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/