Në Udine vjen fitorja e tretë radhazi për djemtë e Di Françekos dhe turku magjeps sërish
Tri pikë të djersitura, por të rëndësishme. Di Françesko kthehet nga Udine me një fitore thelbësore për t’i dhënë një sinjal të fortë dhe të qartë ambientit dhe të lajmërojë Interin dhe Lacion që janë në luftë për Champions. Roma është aty dhe tashmë do të provojë deri në fund. Dhe në momentin kryq të sezonit duhet të falënderojë sërish “sulltanin” e saj, Xhengiz Ynder. Katër gola dhe një asist në tre ndeshjet e fundit: turku krijon dhe shënon, duke treguar cilësi dhe temperament si të një “top player”. Njeriu i duhur në momentin e duhur. Te “Dacia Arena”, sakaq, deri në minutën e 70-të, Udineze ka bërë diferencën, pra nuk ka keqfiguruar.
Sepse, edhe pse jetime nga Lazanja, bardhezinjtë provuan që të trembnin “gjigantin” Alison, i cili në pjesën e parë vendosi të tregonte se është brazilian, duke dribluar sulmuesin kundërshtar, por edhe duke i thënë Perikës “jo” në një rast të rëndësishëm dhe që mund të ndryshonte fatet e ndeshjes. Në anën tjetër, Fofana iu afrua një eurogoli, teksa kundërsulmet “rrufe” të Romës me Florenci, El Sharaui dhe Ynder nuk prodhuan gol, por vetëm shkëndija. Xheko provon nga diagonalja por nuk kalibrohet mirë, ndërsa El Sharaui shpërdoron, deri kur një silurë e Ynder nga jashtë zone bën që të zhbllokohet.
Ay nis një tjetër ndeshje, me vendësit që hidhen në sulm dhe miqtë që shfrytëzojnë një gabim të Udinezes, me Perrotin që finalizon. Për Romën, në kuotën e 50 pikëve, është fitorja e tretë radhazi në kampiona. Udineze, sakaq, “lëpin plagët”.